Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Muzafer Shala, ka pyetur Xhavit Rexhajn e LDK-së se çka ka përmirësuar ky i fundit në 20 vjet si anëtar në agjenci të akreditimit.
“Çfarë ke implementuar diçka që ndihmon sistemin e arsimit?”, ka pyetur Shala Rexhaj.
Ai tha se qe 20 vjet Rexhaj ka qenë në arsim dhe në agjencinë për akreditim.
“Qe 20 vjet Xhavit Rexhaj, edhe ka qenë në arsim edhe në cdo komision edhe në agjenci të akreditimit. Çka ke përmirësuar qe 20 vjet?”, është shprehur Shala në t7.
Shala tregoi se PDK ka konstatuar se gjendja në arsim është keq, pavarësisht asaj se PDK’ja është partia që ka qëndruar më së shumti në pushtet. Ai gjithashtu premtoi përmirësimin e kësaj gjendje.
“Ne kemi konstatu se gjendja është keq dhe do ta përmirësojmë”, tha Shala.
Shala premtoi 30 milionë euro nga buxheti i shtetit për sektorin e arsimit.
“Janë parapa 30 milionë për sektorin për arsim”, shtoi Shala.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...