Thaçi për krimet e Serbisë: Nuk do të ketë paqe, pa drejtësi

11:38 | 28 Prill 2020
M. A.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur kurora lulesh te Memoriali “Heroinat” në Prishtinë.

Me këtë rast, presidenti Thaçi tha se kontributi i heroinave ka qenë jetik dhe vendimtar për Kosovën.

“Si shtet jemi duke kaluar përudhë të vështirë duke kujtuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Qytetarët e Kosovës po kalojnë periudhën e 20 vjetorit të dëbimit masiv të 1 milion shqiptarëve të Kosovës por edhe vrasjen e shqiptarëve e mbi 400 masakrave. Në gjithë këtë përpjeke për liri e shtet ndërtim kontributi I gruas ka qenë jetik dhe vendimtar për mobilizimin e njerëzve.”

Ai nga ky memorial kërkoi drejtësi për viktimat e luftës. Për krimet serbe në Kosovë, presidenti Thaçi tha se nuk do të ketë paqe pa drejtësi.

“Për fat të keq ende nuk ka drejtësi as lokale as të bashkësisë ndërkombëtare për këto krime të Serbisë në Kosovë, kjo heshtje ndërkombëtare e ka amnistu gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Nuk do të ketë faktor që do të mund të amnistoj krimin kundër njerëzimit dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, tha Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale