Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi përmes një konferencë për media ka njoftuar qytetarët se u ka bërë kërkesë me urgjencë Bashkimit Evropian që të heqin vizat për kosovarët në Samitin e Zagrebit që është mbajtur dje.
“Përkundër pandemisë, Kosova mbetet e përkushtuar në prioritete e saja në veçanti në funksionimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e sundimit të ligjit”.
“Ishte i mirëseardhur samite I Zagrebit ku prisnim rezultate konkrete në hapat e mëtejshme sa i përket Kosovës dhe rajonit.”
“Kam prezantuar se Kosova meriton trajtimin më të shpejtë dhe vendimmarrës veçanti për nevojat pra vendimin e menjëhershëm për liberalizimin e vizave”.
“Kam bërë thirrje në prezantimin tim se shtetet anëtarë të BE-së duhet të lëvizin më shpejt në këtë çështje dhe me urgjencë. Ky është një ndëshkim që vjen nga mos uniteti i Bashkimit Evropian”.
“Dje shumë qartë në prezantimin tim u bëra thirrje edhe 5 shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën ta njohin pavarësinë e vendit”, tha presidenti Thaçi./arbresh.info/
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan