Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media deklaroi që sipas të dhënave të Policisë, që nga viti 2021 e deri më tani, institucionet dhe zyrtarët e Kosovës, janë sulmuar 114 herë në veri të vendit.
“Si institucione, kemi ofruar fakte të mjaftueshme që konfirmojnë organizimin e Serbisë për të organizuar këtë sulm paramilitari terrorist. Ndërsa, kemi ndarë informacione edhe me partnerët ndërkombëtar. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës nga viti 2021 deri sot institucionet dhe zyrtarët tanë janë sulmuar 114 herë në veriun e vendit tonë”, tha ministri.
Ai përmes fotografive ka treguar edhe për rrugën që është përdorur nga grupi terrorist, vendin ku është plagosur polici Afrim Bunjaku, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Ai po ashtu ka shtuar se grupi terrorist me anë të një droni kishin monitoruar Policinë e Kosovës./Arbresh.info
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...