Seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet më 6 qershor. Para kësaj seance do të mblidhet edhe një herë kryesia e Kuvendit.
Kështu ka bërë të ditur në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur edhe Adnan Rrustemi.
“Gjatë kësaj jave presim që komisionet të kryejnë punët e tyre për të dërguar projektligjet që kanë në shqyrtim në kryesi, për t’i për përcjellur në seancë plenare. Kryeministri, Albin Kurti, ka raportuar pas vizitave, madje ka njoftuar edhe para vizitave. Kryeministri do të raportojë sa herë të kërkohet, sikur që do të përgjigjet nëpër seanca sa herë të jetë i pranishëm në seancë. Regres mund ta quajnë të korruptuarit, dhe padyshim se ka pasur progres në të gjitha aspektet”, deklaroi Rrustemi derisa po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve pas dështimit të mbledhjes së kryesisë.
Ai ka komentuar edhe marrëveshjen e fundit ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.
“Serbia vazhdon të mbajë raportet me Rusinë, po vërtetohet se nuk ka ndryshuar, vazhdon të punojë kundër interesave të perëndimit. Serbia nuk mund të tolerohet më tutje, në njërën anë të armatoset nga Kina e në anën të përfitojë nga perëndimi fonde”, deklaroi Rrustemi./arbresh.info/
PDK-ja: Kurti po prish raportet me ndërkombëtarët, qeveri e paaftë
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...