Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se nuk do të ndalen punimet në ndërtimin e rrugës që lidh Deçanin me Plavën, raporton arbresh.info.
Në një intervistë ekskluzive për portalin arbresh.info Ramosaj ka sqaruar të gjithë situatën. Përkundër presionit nga Serbia por edhe nga qeveria e Avdullah Hotit, kryetari Ramosaj ka thënë se nuk do të ndalen punimet.
Ai thotë se derisa të ketë një garancion se qeveria do të merr këtë punë më seriozisht, punimet nuk do të ndalen.
“Unë kam kërkuar diçka shumë konkrete nga kryeministri. Në rast se mu më kërkohet që t’i pezulloj punimet dhe të shoh që qeveria po merret me këtë. Kur unë jam i bindur që dikush po merret seriozisht më këtë do ti’ ndali punët por jo kështu vetëm ‘ndaleni punimet’”
“Nuk kemi pas ndonjë reagim të përpjekjeve për me ndal punën”
“Në momentin që institucionet e shtetit po merren seriozisht për zgjidhjen e këtij problemi përndryshe unë nuk do t’i ndali punimet”, tha ai.
Ramosaj tha se kjo rrugë ka rendësi të madhe për banorët dhe ekonomin e Deçanit,
“Pa këtë rrugë m nuk imagjinohet jeta në Komunën e Deçanit”./arbresh.info/
Mustafa nga PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e ...
Strakosha për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i kr...
Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur ...
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...