Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qeveria Kurti po e lufton UÇK-në dhe po i kundërshton Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tutje, Haradinaj tha se po synohet që projektet e Amerikës të mos implementohen.
“Vlera e jashtme është NATO e prirë nga Amerika. Kushdo që udhëheqë me Kosovën s’guxon me dalë prej themeleve të veta. Në kohën sa VV ka qenë në opozitë i ka mëndu si fajtorë të gjithë të tjerë dhe ia ka lënë fajin UÇK-së se komandantët po e udhëheqin vendin. Në raste të caktume, kanë mendu se ka faj edhe Ibrahim Rugova, e se Amerika ka faj se po i mban në pushtet komandantët. Për fat të keq, sot e kësaj dite, tri vlera janë të rrënuara, luftohet UÇK-ja, kanë mbet peng i asaj kohe, po vazhdohet me qenë kundër Amerikës, si ndodh me qenë kundër Amerikës, është tu i harxhu qeveria Kurti kreditat e atyre që s’janë më në jetë”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për politikën e jashtme./arbresh.info/
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...