Një përdorues në Weibo ka zbuluar disa specifika të telefonit të mençur LG G5. Kompania LG ka lëshuar dy telefonat, LG G4 dhe LG V10, në këtë vit derisa modeli i fundit konsiderohet si telefoni kryesor i gjigantit.
Sipas një përdoruesi me emrin Zealer, LG G5 do të posedojë ekran 5.6 inç me rezolucion 1440 x 2560, procesor katër-bërthamor Snapdragon 820 SoC, dhe GPU Andreno 530, transmeton arbresh.info. Prapa pajisjes do të jetë një kamerë 21 megapiksel, ndërsa kamera fronalte do të jetë 8 megapiksel.
LG G5 pritet të zbulohet në muajin shkurt, muajin e njëjtë kur edhe Samsung pritet të lansojë Samsung Galaxy S7./arbresh.info
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...