Një fans i video-lojërave pësoi një vdekje fatale në një internet kafe në Kinë, pasi kishte luajtur lojën World of Warcraft për 19 orë rresht, pa bërë asnjë pushim. Videoja e filmuar në vendin e ngjarjes, e tregon të riun 24 vjeçar duke luajtur lojën në kompjuter, kur papritmas fillon të kollitet pa pushim, derisa rrëzohet nga karrigia ku ishte ulur.
Wu Tai kishte shkuar në një internet kafe në Shanghai për të luajtur lojën World of Warcraft, së bashku me disa fansa të tjerë të lojës. Videoja tregon gjithashtu tronditjen e shokëve të tij kur shohin se i riu kishte zbehje në fytyrë dhe po kollitej pa pushim.
Shoku i tmerruar Hsin Lo, i cili ishte ulur pranë tij, tha: “Unë befas dëgjova atë të ankohej dhe kur u ktheva për të parë se çfarë kishte ndodhur, ai ishte shumë i zbehtë dhe dukej se ndihej në siklet. Ai po mbante gojën me një shami hundësh, e cila ishte larë në gjak.”
Fatkeqësisht, djali vdiq para se të vinte ndihma e shpejtë. Një zyrtar i policisë deklaroi: “Autopsia do të vërtetojë shkakun e vdekjes, megjithatë mund të themi me siguri se qëndrimi para kompjuterit për 19 orë rresht është shkaku kryesor i vdekjes së tij”./krokodili.al/
DHURATA DHE NJË FUNDVIT ME BUZËQESHJE PËR FËMIJËT QË LUFTOJN...
Digjet magazina ushtarake në Rusi
Pacolli: Nuk e kam ditur që vëllai im ka aplikuar për subven...
Hamza premton 50% rritje të pagave për mantelbardhët, zero k...
UEFA e dënon Serbinë për tentimin e tifozëve për ta djegur f...
Tre vjet burgim për policin që plagosi një qytetar në veri t...