Një biznesmenit në Malajzi i është shitur për 2.9 milionë euro postimi i parë në Twitter i shpikësit të Twitterit, Jack Dorsey.
Postimi ishte publikuar më 21 mars të vitit 2006 dhe thoshte “vetëm po e vendos tweetin tim”.
Postimi është shitur në një ankand për bamirësi.
Blerësi nga Malajzia, Sina Estavi, e krahasoi blerjen e postimit me blerjen e një pikture të Mona Lizës.
Postimi u ble, duke përdorur kriptomonedhën eter, një rival i bitcoinit.
“Ky është vetëm një tweet. Mendon që vite më vonë njerëzit do ta kuptojnë vlerën e vërtetë të postimit, si të pikturës së Mona Lizës”, ka shkruar ai.

Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...