Këtë vit telefonat e ri nga Apple, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus bartin procesorët A9 që sjellin një numër të madh përmirësimesh në krahasim me paraardhësin e tyre. Procesori A9 tashmë është zyrtarizuar por tani kanë filluar spekulime për pasardhësin e tij. Sipas disa burimeve që vijnë nga Kina, Apple A10 për pajisjet e vitit të ardhshëm do të jetë vërtetë i veçantë.
Kjo pasi gjiganti është thënë se është fokusuar në procesorët për kryerjen e shumë funksioneve për herë të parë qysh pasi kompania filloi projektimin e tyre, shkruan arbresh.info. Ky fokusim i kompanisë mund të rezultojë në krijimin e procesorëve gjashtë bërthamor.
Deri tani, Apple ka arritur të krijojë procesorë deri në tre bërthamor, gjë e cila ka ndikuar negativisht në krahasim me rivalin Android. A10 mund të përpunohet duke përdorur teknologjinë 14nm ose 10nm. Sigurisht që partneri i kompanisë do jetë rivali Samsung, por edhe TSMC dhe Intel nuk janë ende opsione të eliminuara./arbresh.info
Një foshnje vdiq gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet
Sulmoi tre persona, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë
Trump paralajmëron tarifa të reja
Dalin pamjet që tregojnë se sa shpejt u ngrit niveli i lumit...
Ronaldo sfidon rekorde, qëndrimi te Al-Nassr për një marrëve...
S’ka kolona në pikat kufitare, pritjet deri në 5 minuta