Algoritmi i ri për reklamimin në Facebook duket se ka dhënë rezultatet e para. Kompania publikoi të dhënat për 3-mujorin e tretë të këtij viti dhe shifrat e përfituara janë marramendëse.
Sipas këtyre të dhënave, vetëm nga marketingu, Facebook ka siguruar rreth 10 miliardë dollarë përfitimi në korrik, gusht dhe shtator.
Rreth gjysma e kësaj shume (4.7 miliardë dollarë) janë fitime të pastra për kompaninë, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime, ku koston më të madhe e ka patur siguria.
Mark Zuckerberg u deklaruar investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh tek fitimet, duke i reduktuar ato.
Deklarata e tij interpretohet si një reagim ndaj nismës dhe hetimeve të ligjvënësve amerikanë për mundësinë se platforma më e madhe sociale të jetë përdorur dhe të përdoret akoma nga Rusia për propagandë.
“Jemi të vendosur për të parandaluar abuzimet në platformën tonë. Mbrojtja e komunitetit, për ne është më e rëndësishme sesa përfitimet”, deklaroi Zuckerberg./Top Channel/
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër