Përpjekja e parë e Neuralink për të implantuar çipin në trurin e një qenieje njerëzore ka hasur në një pengesë të papritur pasi pajisja ka filluar të shkëputet nga truri i pacientit, ka njoftuar kompania.
Pacienti, Noland Arbaugh, iu nënshtrua një operacioni në shkurt për të vendosur një çip Neuralink në trurin e tij, por funksionaliteti i pajisjes filloi të ulet brenda muajit.
Disa nga fijet e pajisjes, që lidhin kompjuterin në miniaturë me trurin, kishin filluar të tërhiqen.
Neuralink nuk zbuloi pse pajisja u tërhoq pjesërisht nga truri i Arbaugh, por deklaroi se inxhinierët e saj e kanë rivendosur funksionalitetin.
Por, tërheqja e pjesshme e pajisjes si duket nuk e ka penguar pacientin të luajë lojë shahu duke përdorur mendimet e tij, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se implanti i Arbaugh filloi të kishte probleme kur një numër i pazbuluar i fijeve të çipit “u tërhoqën nga truri duke rezultuar në një ulje të numrit të elektrodave efektive”.
Ndryshe, Neuralink e Elon Musk u vlerësua me rreth 5 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe ka promovuar gjerësisht suksesin e implantit të parë, duke e pozicionuar veten si një lider botëror në teknologjinë e çipave të trurit.
Megjithëse pajisja është ende në fazat e hershme, zbulimi i saj po i sjell vëmendje procedurave eksperimentale.
Përpara se kompania të kryente implantin e parë njerëzor, ajo ka eksperimentuar për vite me radhë me kafshë, duke përfshirë delet, derrat dhe majmunët.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...