Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me tifo-grupin Dardanët dhe FFK-në, sot organizojnë mikpritje për tifozët anglezë.
Aktivitetet zhvillohen në amfiteatrin e qytetit të Prishtinës, ku do të ketë aktivitete muzikore, pije, ushqim e shumë dashuri për vendin tonë mik.
“Në pamundësi që shumica prej nesh të përcjellin ndeshjen në Stadiumin e qytetit ‘Fadil Vokrri’, përveç aktiviteteve muzikore, pijeve dhe ushqimit, do të transmetohet ndeshja në mes të Kosovës dhe Anglisë”, thuhet në njoftim.
Aktivitetet mbahen në Amfiteatrin e Qytetit në Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe fillojnë nga ora 12:00.
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...
Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit...
Haris Ibrisaagić prezantohet tek Llapi
Arrestohet në Tiranë i kërkuari për vrasje të trefishtë, për...
Rasti i masakrës së Izbicës: Sot fjala përfundimtare në rigj...