Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një tjetër miqësore në muajin qershor.
Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më datë 8 Qershor 2021 në udhëtim.
Lajmin e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit, duke treguar se kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në kryeqytetin çek, Pragë, ndërsa ora e nisjes dhe stadiumi mbeten të përcaktohen në javët në vijim.
Kjo do të jetë ndeshja e dytë e Kombëtares brenda pak ditësh, teksa më 5 qershor kuqezinjtë do të sfidojnë Uellsin në ndeshjen që do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00. /express/

Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”
Ngjarja e rëndë në Gjakovë/ 29 vjeçari që vdiq në vendin e p...