Milani ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar emërimin e Sergio Conceicaos si trajneri i tyre më i ri.
Conceicao ulet në stolin e ‘Rossonerëve’ duke zëvendësuar Paulo Fonsecan, i cili u lirua nga detyrat e tij gjatë ditës së sotme pasi gjiganti italian ra në pozitën e tetë në tabelë.
50-vjeçari ka qenë i papunë që prej largimit të tij nga Porto, aty ku qëndroi për shtatë vite dhe u shpall tri herë kampion i Portugalisë.
Conceicao nuk është i panjohur për kampionatin italian, pasi atje ka fituar Scudetton me Lazion si lojtar teksa ka luajtur edhe tek Parma dhe Interi.
Ai zakonisht preferon të luajë me sistemin 4-4-2 ose 4-2-3-1 dhe kërkon lëvizje vertikale të topit.
Skuadrat e tij zakonisht janë përshkruar si të vështira për t’u përballur ndaj tyre dhe që bëjnë një lojë mjaft fizike dhe intensive./Telegrafi/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen