Skuadra e Kukësit nuk ndalet në afatin kalimtar të verës.
Goditja e radhës, dhe katërta për ekipin verilindor në merkaton e kësaj vere, është Bujar Idrizi.
Mbrojtësi është 25-vjeç dhe vjen nga skuadra e Llapit në kampionatin e Kosovës. Mbrojtësi ka qenë lider i ekipit kosovar dhe pjesë e padiskutueshme e formacionit, raporton telesport. Idrizi do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Gjatë prezantimit, futbollisti në fjalë nënvizoi:
“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me ekipin e Kukësit. Afrimi me kampionët e Shqipërisë është një hap i madh përpara për mua. E di se ka konkurrencë, por do të mundohem të bëj më të mirën për klubin. Besoj se edhe në Champions do të ecim dhe do ta kalojmë ekipin e Sheriff Tiraspolit. Një përshëndetje edhe për tifozët kuksianë”.

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...