Florent Hadergjonaj edhe zyrtarisht ka mbetur jashtë skuadrës së Zvicrës për ndeshjet e marsit me Gjeorgjinë dhe Danimarkën.
Trajneri, Vladimir Petkovic, nuk i beson 24-vjeçarit të Huddersfield Town dhe duket që zgjidhja e vetme për Hadergjonajn është që të pranojë ftesën e Kosovës.
Duke parë këtë veprim të Petkovicit, mund të jetë një sinjal se Florenti mund ta veshë fanellën e “Dardanëve” në ndeshjet e qershorit.
Xhaka, Mehmedi e Shaqiri janë të padiskutueshëm dhe janë ftuar për dy takimet e radhës, ndërsa një vend i është siguruar edhe sulmuesit të ri shqiptar të Baselit, Albian Ajeti.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...