Mbrojtësi i majtë, Gledi Mici, ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin te skuadra e Prishtinës, ashtu siç paralajmëroi “Olle” para disa ditësh.
Pas Sabien Lilajt, bardhekaltërit kanë bërë edhe goditjen tjetër të madhe, duke forcuar kësaj radhe repartin e mbrojtjes.
Në një prononcim për gazetën Olle, Mici ka konfirmuar kalimin te klubi bardhekaltër.
Ai ka arritur akord 1-vjeçar me kryesinë e klubit.
“Po, mund të konfirmoj që jam futbollist i Prishtinës. Kemi arritur marrëveshje 1-vjeçare me kryesinë e klubit dhe në edicionin e ri do të veshi fanellën e Prishtinës”, deklaroi Mici.
Mici në edicionin e kaluar djersiti fanellën e Shkëndijës, për t’u ndarë me klubin tetovar në afatin kalimtar.
Ai është një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar që zbarkon në Kosovë gjatë viteve të fundit. /Gazeta Olle/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...