Futbollisti 22-vjeçar Gentrit Salihu do ta vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, duke iu bashkuar klubit elitar Lokomotiva e Zagrebit si lojtar i lirë.
Së fundi, Salihu ishte pjesë e Prishtinës dhe ka treguar paraqitje të spikatura në Superligën e Kosovës. Ky transferim përfaqëson një hap të rëndësishëm për karrierën e mesfushorit defensivë.
“Jam i lumtur që jam bërë pjesë e një klubi që njihet për punën e shkëlqyer me lojtarët e rinj. Lokomotiva është një mjedis ideal për zhvillimin tim të mëtejshëm dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin e stafit të trajnerëve dhe për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet e tij”, tha Salihu pas nënshkrimit të kontratës.
22-vjeçari ka kaluar edhe te të rinjtë e Portos, si dhe ka luajtur për Besën e Pejës dhe Dukagjinin, duke ndërtuar një eksperiencë të vlefshme në futbollin kosovar.
Lokomotiva e Zagrebit, aktualisht në vendin e shtatë me 22 pikë, ka një histori të pasur me futbollistë shqiptarë, dhe Salihu pritet të bëhet pjesë e kësaj tradite.
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...