ZYRTARE: Florent Hasani i bashkohet Amdesporit

17:52 | 5 Janar 2026
D.H

Florent Hasani iu është bashkuar Amdesporit nga Buluspor.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të liderit të Ligës së Parë, shkruan Arbresh.info.

Florent Hasani është golashënuesi i dytë më i mirë në Ligën e Parë me 14 gola e tri asistime.

Para tij është vetëm bashkelojtari i tij i ri Diagne.

“Klubi ynë ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin Florent Hasani, i cili ka mbajtur fanellën e Boluspor. Shpresojmë që transferimi të jetë përfitues për klubin, lojtarind he tifozët dhe i urojmë suksese lojtarit tonë për të garuar në këtë fanellë”, njoftoi Amedspor.

Hasani ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë, pra deri në fund të edicionit 2026/27.

Pas 19 ndeshjeve, Amdespor ka 39 pikë dhe është në rrugë të mirë për t’u ngjitur në Superligën e Turqisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale