Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandinho ka thënë se ai dëshiron të vazhdojë qëndrimin në klub “për aq gjatë sa është e mundur” pas shpërblimit me vazhdim të kontratës së re.
Reprezentuesi brazilian, të cilit do t’i skadonte kontrata në fund të sezonit aktual, tani ka vendosur për të ardhmen në Etihad duke vazhduar qëndrimin deri në verën e vitit 2020, transmeton portali arbresh.info.
“Ky është një klub me të ardhme fantastike dhe unë dua të jem pjesë e tij sa më gjatë sa është e mundur”, ka thënë lojtari për faqen zyrtare të klubit.
“Me Pep Guardiolan në detyrë, ndihem i sigurt që ne do të fitojmë trofe dhe më e rëndësishmja është se ne do të përpiqemi për të luajtur një futboll kreativ. Është kënaqësi për të qenë pjesë e këtij klubi dhe do të shohim se çfarë do na sjellin vitet e ardhshme”
Fernandinho kishte kaluar te Manchester City nga Shakhtar Donetz në vitin 2013 dhe ka bërë 212 paraqitje për gjigantin në Premierë Ligë./arbresh.info/
BIG NEWS! ?@fernandinho has today signed a new City deal! ?
MORE ▶️ https://t.co/o9xQw2JYK4 #mancity pic.twitter.com/3E8MPUNkpz
— Manchester City (@ManCity) January 19, 2018
Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë për aq kohë sa të j...
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...