Mbrojtësi brazilian, Dani Alves ka kompletuar rikthimin e tij te Barcelona pasi më parë kishte bërë karrierë me katalanasit nga sezoni 2008/09 deri më 2015/16.
Blaugranët dhe Alves kanë arritur një marrëveshje në parim, e cila do t’i bashkohet ekipit të parë deri në fund të këtij edicioni.
? @DaniAlvesD2 is coming back to Barça!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 12, 2021
Braziliani do t’i bashkohet stërivtjeve me Barçën që në javën e ardhshme, por nuk do të mund të luaj deri në janar.
Dani Alves u transferua te Barcelona në verën e vitit 2008 pas pesë sezoneve të shkëlqyera te Sevilla.
Te katalanasit, ai luajti për tetë sezone, duke bërë 391 paraqitje zyrtare dhe duke shënuar 23 gola.
Pas Barcelonës, 38-vjeçari kishte bërë karrierë edhe te Juventus, Paris Saint-Germain dhe së fundmi ishte pjesë e Sao Paulos në Brazil./Arbresh.info
❝Welcome to Barça! This is the best club in the world!❞
— ?? @DaniAlvesD2 ? pic.twitter.com/ChJHmd7oCJ
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 12, 2021
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...