Clement Lenglet është lojtari më i ri i gjigantit spanjoll, Barcelona, i cili vjen nga Sevilla.
Pas zyrtarizimit të mesfushorit brazilian, Arthur Melo nga Gremio, Barcelona ka vazhduar me përforcime tjera.
Është mbrojtësi francez, Lenglet, i cili është zyrtarizuar nga Barcelona si lojtari i tyre më i ri.
Barcelona ka njoftuar se ka paguar klauzolën e lojtarit, teksa ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vite.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1017394857118195712?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1017394857118195712&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-barcelona-nenshkruan-lenglet-vendos-klauzole-te-larte%2F
Klubi i madh spanjoll gjithashtu i ka vendosur Lengletit një klauzolë të lartë prej plot 300 milionë eurosh.
“Barcelona ka paguar klauzolën e largimit të mbrojtësit Clement Lenglet, i cili nuk është më lojtar i Sevillas”.
“Klauzola e paguar ishte 35.9 milionë euro”.
“Lojtari ka nënshkruar kontratë me klubin për pesë vitet e ardhshme deri më 30 qershor 2023, teksa ka një klauzolë largimi prej 300 milionë eurosh”, njofton Barcelona. /Telegrafi/
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së