Zyrtare: Arrihet marrëveshja, De Sciglio edhe tri vite të Juventusi

19:04 | 16 Qershor 2022
KRG

Mattia De Sciglio do të vesh fanellën e gjigantit italian, Juventus edhe për tri vite.

‘Zonja e Vjetër’ dhe futbollisti italian, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re.

De Sciglio është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Italiani ka firmosur kontratën e re me juventinët deri në vitin 2025.

“Mattia De Sciglio ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2025!”, shkruajnë mediet italiane.

Shpërndaje në rrjete sociale