Google ADS

ZYRTARE: Arijon Ibrahimović transferohet tek Lazio

22:26 | 13 Janar 2025
D.H

Talenti i njohur me prejardhje shqiptare, Arijon Ibrahimovic tashmë është zyrtarisht lojtar i Lazios.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra italiane përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Arijoni është i lindur në vitin 2008 dhe tek Lazio vjen nga Bayern Munich në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, por me të drejtë blerjeje për 8 milionë euro nga klubi italian.

Sulmuesi do të veshë fanellën me numrin 27 te Lazio.

Ibrahimovic që luan në mesfushë dhe sulm, sezonin e kaluar luajti për Frosinonen në Serie A, duke bërë 18 paraqitje dhe duke shënuar 2 gola dhe një asistim në 594 minuta sa ishte në fushë.

18-vjeçarin e mban të lidhur kontrata e tij me Bayernin deri në vitin 2027./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme