Federata e Futbollit të Zvicrës u ka kërkuar falje futbollistëve me rrënjë të huaja për vënien në dyshim të besnikërisë ndaj skuadrës së tyre kombëtare.
I gjithë debati filloi kur dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, festuan golat e tyre kundër Serbisë duke bërë shqiponjën me duar, transmeton portali arbresh.info.
Pas eliminimit të Zvicrës nga turneu në xhiron e 1/8-së dhe pas gjobës nga FIFA ndaj lojtarëve tanë për gjestin e tyre, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Aleksander Miescher doli me një ide që krijoi shumë debate: “A na duhen neve futbollistët me dy shtetësi në kombëtare?”.
“Rrënjët e mia janë në Kosovë, por bëjë gjithçka për përfaqësuesen e Zvicrës”, reagoi ashpër Xhaka duke kritikuar Miescherin që vuri në dyshime kontributin e tyre në skuadër.
“Të paktën gjysma e reprezentuesve të Zvicrës kanë dy pasaporta ose janë pasardhës të emigrantëve”, shtoi mesfushori i Arsenalit.
Të premten, presidenti i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Gillieron, shprehi keqardhje për komentet e Miescherit.
“Ne ndjejmë jashtëzakonisht keqardhje që shtetasit e dyfishtë janë ndier të zhvlerësuar dhe jo të pranuar nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Zvicrës në një intervistë”, ka thënë Gillieron.
Ai theksoi se integrimi i emigrantëve është një parim bazë i trupit qeverisës së futbollit zviceran dhe shtoi se “rolet dhe përgjegjësitë” brenda Federatës së Futbollit të Zvicrës do të rishikohen./arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit