Zinedine Zidane po shkruan historinë edhe si trajner, jo vetëm si futbollist.
Trajneri francez u emërua në stolin e Real Madridit, një vit e gjysmë më parë si zëvendësues i Rafael Benitezit, pas kësaj e gjitha është histori.
Zidane arriti të fitoj plot pesë tituj me “Mbretërit” për më pak se dy vite si trajner i kësaj skuadre.
Legjenda e futbollit në sezonin e tij të parë arriti të fitoj Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Atletico Madridin në finale, ndërsa pas kësaj arriti të fitoj edhe Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube, shkruan Telegrafi.
Në sezonin e tij të dytë, Zidane arriti t’ia kthej Realit lavdinë edhe në Spanjë, ku fitoi La Ligan, duke lënë Barcelonën mbrapa, ndërsa qershia mbi tortë ishte Liga e Kampionëve për herë të dytë radhazi, e cila e fut edhe në histori klubin mbretëror.
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...