Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, nuk i ka të gjithë lojtarët në dispozicion për fillimin e sezonit në La Liga.
Një nga emrat që merr vëmendjen më të madhe si mungesë është ai i belgut Eden Hazard, për të cilin nuk ka datë të caktuar rikthimi.
“Nuk mund t’iu them se kur ai do të rikthehet, por ai është më mirë”, ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.
“Gjëja e rëndësishme është se si ndihen lojtarët. Ne kemi kohë të përgatitemi për sezonin. Gjëja e vetme që ai duhet të bëjë është të jetë 100%”, shtoi Zizou.
Real Madrid luan kundër Real Sociedad, në ‘San Sebastian’, në atë që për ‘Los Blancos’ do të jetë ndeshja e parë e sezonit të ri në La Liga.
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci