Trajneri francez pritet të emërohet selektor i “Trekolorëve” në vend të Didier Deschamps për t’i udhëhequr ata drejt Katarit
Zinedine Zidane është i gatshëm për punën e re. Trajneri i suksesshëm francez u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar. Dhe tash, ai pritet të emërohet selektor i Kombëtares së Francës.
“Zizou” do ta zëvendësojë Didier Deschampsin në rrugëtimin drejt Botërorit të Katarit. Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “Marca”.
“Les Bleus” dështuan ta përsërisnin suksesin e Botërorit 2018 në Euro 2020 duke u eliminuar herët nga Zvicra. Ndërsa, Zidane do të mundohet ta drejtojë ekipin drejt suksesit në Botërorin 2022.
Deri tash, ai e ka drejtuar vetëm Real Madridin, me të cilin e fitoi Champions Leaguen tri herë. E kjo do të jetë eksperienca e tij e dytë si trajner për legjendarin francez./express/
Piqué kërcënon gjyqtarin pas ndeshjes, rrezikon pezullim der...
Horoskopi 3 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...
Haxhiu bën homazhe në Bukosh dhe te shtatorja e heroit Besim...
Moti sot me diell, temperaturat arrijnë në 17 gradë