Ylli i Liveroolit jashtë fushe për tre muaj

17:43 | 5 Shtator 2017

Ylli i Liverpoolit, Nathaniel Clyne do të jetë për tre muaj jashtë fushe për shkak të një lëndimi në shpinë.

Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar për lëndimin e tij përmes faqes zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info.

Clyne nuk do të jetë pjesë e të gjitha ndeshjeve që zhvillohet në fazat grupore në kuadër të UEFA Ligës së Kampionëve. Paraqitja e tij e fundit ishte ajo në miqësoren parasezonale ndaj Tranmere Rovers rreth dy muaj më parë.

Nathaniel Clyne pritet të jetë jashtë fushe për tre muaj
Nathaniel Clyne pritet të jetë jashtë fushe për tre muaj

“Nathaniel është duke punuar shumë për rikuperim dhe ne kemi vëzhguan progresin e tij nga afër, por e vërteta është se duhet ende një kohë para se ai të jetë në dispozicion për skuadrën e parë”

“Më është thënë se do të jetë jashtë fushës më gjatë se disa javë, kështu që ne do të vazhdojmë të monitorojmë gjendjen e tij”

Lëndimi i reprezentuesit anglez do të jetë gjithashtu një goditje e madhe në shpresat për titull të gjigantit anglez./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara