Në Gelsenkirchen, Bayer Munichu mposhti bindshëm Shakhtar Donetskin me rezultat 5-1 në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe goli i shënuar nga Michael Olise është padyshim një nga më të bukurit e deritanishëm të garës.
Shakhtar kaloi në avantazh në minutën e pestë me golin e Kevinit, por më pas pësoi një debakël. Konrad Laimer, Thomas Muller, Michael Olise dhe Jamal Musiala nga dy herë shënuan për bavarezët.
Mirëpo, goli i Olise në minutën e 90-të i gëzoi futbolldashësit, pasi dukej si një gol i shënuar në video lojëra.
Lojtari i Bayernit e mori topin rreth tridhjetë metra larg portës dhe në një sllallom të pandalshëm kaloi disa lojtarë, mes tyre edhe portierin Riznyk.
Ishte një gol për t’u mbajtur mend dhe i riu francez, i cili mbërriti në Bayern këtë verë nga Crystal Palace, u shpall lojtari i ndeshjes, pasi shënoi dy gola dhe një asistim.
Ndryshe, Bavarezët i kanë paguar 51 milionë euro te Crystal Palace për Olise dhe me një pagë vjetore prej 13 milionë eurosh ka nisur të justifikojë statusin e një përforcimi madhor. /Telegrafi/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë