Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka refuzuar një ofertë të madhe nga Kina, ngase dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou”.
Suarez mbush 33-vjeç vitin e ardhshëm dhe e ka kuptuar se Barcelona është duke kërkuar zëvendësimin adekuat të tij, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, pavarësisht kësaj ka refuzuar një super ofertë nga Kina, pasi dëshiron të qëndron te kampioni i Spanjës deri në fund të sezonit.
Sipas Mundo Deportivo, një klub kinez ka ofruar milionat për të transferuar uruguaianin, mirëpo është refuzuar nga ky i fundit.

Një ndër arsyet kryesore është se lojtari dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me mikun e tij Lionel Messi dhe ka pasur spekulime për rikthimin e Neymar.
Suarez në fanellën e Barcelonës ka shënuar 190 gola dhe ka kontribuar me 105 asistime në 268 paraqitje për klubin./arbresh.info.
Uji i pijshëm në Prishtinë, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen ...
Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë
Mimozës i vjen dron në Ferma VIP me një mesazh nga Dafina Ze...
Miratohet projektligji për çmimet tavan
Ky është shqiptari 21-vjeçar që u vra në Suedi, varroset nes...
Momente të ëmbla për Adionin dhe Fabjolën