Zvicra siguroi biletën për në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Rusi.
Edhe pse eliminoi Irlandën e Veriut, Zvicra nuk pëlqehet nga disa tifozë dhe sidomos nga koluminsti i njohur, Kubilay Turkylmaz.
Kolumnisti kritikon kapitenin Stephan Lichtsteiner i cili tha pas kualifikimit se Zvicra është në gjendje të shkoj deri në çerekfinale të Kupës së Botës.
“Lichsteiner thotë se tani çerekfinalja është qëllimi kryesor, sigurisht se ai e ka thënë pas euforisë mbi kualifikimin”, thotë Turkyilmaz.
Ai gjithashtu thotë se ekipi i Zvicrës ka lojtar të mirë si Shaqiri dhe Xhaka, por nuk janë fenomen.
“Nëse Shaqiri ishte një fenomen, atëherë ai do të vazhdonte të luante në Bayern ose Inter. Dhe jo në Stoke”, shtoi kolumnisti i njohur.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...