Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka folur hapur për ndikimin e madh që Xabi Alonso ka pasur si trajner, në dokumentarin e ri të DAZN, “The Architect: From Myth to Challenge”, i cili u publikua këtë javë.
Dokumentari 70-minutësh pasqyron kalimin e Alonsos nga një mesfushor elitar në një trajner ambicioz, ndërsa Xhaka vë theksin jo te taktikat, por te lidershipi dhe personaliteti i spanjollit.
Sipas mesfushorit zviceran, Alonso nuk kishte përvojë në nivelet më të larta të stolit, por që në ditët e para arriti të imponojë respekt të plotë në dhomat e zhveshjes.
“Ai nuk kishte përvojë në skenën e madhe, por kishte personalitet. Kur trajneri Xabi Alonso hynte në dhomat e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë menjëherë heshtnin dhe ishin 100% të përqendruar në atë që po thoshte.”
Xhaka thekson se Alonso fitoi besimin e lojtarëve jo përmes emrit apo karrierës së tij si futbollist, por falë sinqeritetit dhe qasjes së drejtpërdrejtë.
“Çdo fjalë që thoshte ishte e vërtetë. Nuk ishte artificial. Ishte autentik. Lojtarët e ndjejnë këtë, pavarësisht rezultateve.”
Një tjetër aspekt që Xhaka veçon është mënyra meritore e menaxhimit të skuadrës nga Alonso. Trajneri spanjoll nuk favorizon emra të mëdhenj, reputacion apo shuma transferimi, por vlerëson vetëm atë që sheh në stërvitje dhe në fushë.
“Atij i intereson vetëm ajo që sheh në fushë. Nëse stërvitesh mirë, ai të jep shansin”, përfundoi Xhaka.
Xhaka së bashku Alonson u larguan këtë verë nga Bayer Leverkuseni, ku mefushori shqiptar iu bashkua Sunderlandin, derisa trajneri bask u emërua në krye të Real Madridit./Arbresh.info
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...