Kontrata e sulmuesit, Ousmane Dembele, pritet të skadojë në fund të muajit qershor.
Ndërsa rinovimi i kontratës, është dilema më e madhe për skuadrën e Barcelonës.
Trajneri i katalunasëve, Xavi Hernandez, ende shpreson për një rinovim të mundshëm të kontratës së lojtarit francez, shkruan Goal, përcjell arbresh.info.
Xavi e sheh 25-vjeçarin si njëri ndër lojtarët kyç të skuadrës.
Marrëveshja mes klubit dhe lojtarit, ka dështuar disa herë pasiqë nuk kanë mundur të bien dakord në lidhje me pagën e lojtarit, ku menaxheri i tij ka kërkuar rritje të pagës, ndërsa drejtuesit e klubit nuk e kanë pranuar një gjë të tillë edhe pse trajneri ka kërkuar që me çdo kusht që ai të qëndrojë në “Camp Nou”.
Megjithatë, Xavi po bën çmos që Dembele të qëndrojë – por tani mund të jetë tepër vonë.
Dembele mund të largohet nga katalunasit si lojtarë i lirë në fund të muajit qershor, kurse interesim për kartonin e tij kanë shprehur disa klube, ku favorit është duke u llogaritur Paris Saint-Germain. /arbresh.info/
Prokruroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për ...
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar