Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit brazilian, Willian.
Willian luajti për shumë vite në Ligën Premier me Chelsean, ku fitoi edhe shumë trofe vendor dhe evropian.
Ylli brazilian vendosi këtë verë të mos rinovojë me Blutë dhe të largohet nga Stamford Bridge.
Megjithatë, Willian ka vendosur të mbetet në Angli, ndërsa ka nënshkruar me rivalët e urryer lokal të Chelseat, Arsenalit.
Është vet klubi nga Emirates që ka konfirmuar marrëveshjen me Willianin, i cili është prezantuar sot (e premte).
“Klub i ri. Ngjyra të reja. Fillime te reja. Mirësevini te Arsenali, Willian”.
“Reprezentuesi brazilian ka nënshkruar një marrëveshje tre-vjeçare për t’u bashkuar me ne përpara sezonit 2020/21”, shkruan në njoftimin e Arsenalit. /Telegrafi/
? New club. New colours. New beginnings.
? Welcome to The Arsenal, @WillianBorges88! ? pic.twitter.com/B7Tl01BXLe
— Arsenal (@Arsenal) August 14, 2020
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...