Lojtari aktual i Chelseat është shumë afër largimit të tij nga skuadra angleze.
Thuhet se Timo Werner do të përfundojë rikthimin e tij nga Chelsea në RB Leipzig të hënën.
Reprezentuesi gjerman ka ende tre vjet nga kontrata e tij me Chelsea, por ka shprehur dëshirën për t’u larguar këtë verë për të fituar më shumë kohë për të luajtur para Kupës së Botës në nëntor.
26-vjeçari në sezonin e kaluar nuk ishte njëri ndër lojtarët më të preferuar nga menaxheri i skuadrës së Chelseat, Thomas Tuchel, ku ka startuar vetëm në 15 ndeshje në gjithë sezonin dhe kjo ishte arsyeja dhe skaku se përse ai deshiron të largohet.
Sipas mediave angleze, Real Madrid dhe Newcastle Untied ishin dy skuadrat të cilët kanë shprehur interesim për kartonin e gjermanit, por diçka zyrtare në drejtim të Chelsea nuk e kanë bërë.
Sipas ekspertit të transferëve, Farbizio Romano, Werner do të nënshkruajë për Leipzig për një marrëveshje të përhershme me transferimin që do të përfundojë të hënën. Me një marrëveshje tashmë të vendosur midis dy klubeve, Chelsea dhe Leipzig do të nënshkruajnë të gjitha dokumentet e nevojshme në mënyrë që transferimi do të shpallet në fillim të javës. . /arbresh.info/
Leipzig are set to sign Timo Werner from Chelsea, here we go! Been told it will be a permanent deal and NOT loan. Werner will leave Chelsea. ?⚪️? #CFC
First call @Plettigoal today, now final details being discussed – it’s done, personal terms are agreed since 1 month. pic.twitter.com/RCnqNZAUFZ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 7, 2022
Vlora përfshihet nga një stuhi e fuqishme shiu, rrebesh në a...
Aksioni kundër emigrantëve kthehet në tragjedi në SHBA, ofic...
Bora fiton çerekfinalen e parë ndaj Rahovecit 029
Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik: Ulje e temper...
Aksidentohet rëndë familja pesë anëtarësh nga Rahoveci, po k...
Osmani dhe kryetari i Malishevës inspektojnë digën e Mirushë...