Werder Bremen e fiksuar pas lojtarëve kosovarë.
Klubi nga Weser Stadion, që këtë sezon do të militojë në Bundesligën e dytë, synon ta zëvendësojë Milot Rashicën me një tjetër futbollist të përfaqësueses kosovare.
Rashica këtë sezon kaloi te Norwich City në Premier League duke lënë një “gropë” të madhe në sulmin e Werderit të cilën bardhejeshilët kërkojnë ta mbulojnë me afrimin e Lirim Kastratit nga Dinamo e Zagrebit.
Bisedimet kanë nisur me drejtuesit e Werderit që i kanë ofruar Dinamos, huazimin e futbollistit e 22-vjeçarit me detyrim blerjeje pas një viti, për momentin marrëveshja nuk është arritur, por shanset që Kastrati të kalojë te Werder Bremen janë të mëdha. /Tch
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...