Vjen nga Anglia për të zëvendësuar Zidanin

09:27 | 30 Tetor 2016
M. A.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është në krye të listës për të zëvendësuar francezin, Zinedine Zidane.

Presidenti i Los Blancos, Florentino Perez tashmë është duke kërkuar trajnerin që do ta zëvendësoi Zidanen, pavarësisht se francezi po kalonë në formë të shkëlqyer këto ndeshje.

Por, Pochettino i cili u largua nga Sauthamptoni për në Tottenham llogaritet si një trajner me të ardhme të ndritur, këtë po e shfaq edhe tani me ekipet që ka trajnuar.

Ndërsa, një prej zgjedhjeve të Perezit është Pochettino, i cili mund ta pret duar hapur këtë ofertë nga Real Madridi.

Shpërndaje në rrjete sociale