Vjen humbja radhës për Prishtinën, deklasohet nga Kozuv

21:01 | 12 Janar 2017
M. A.

Skuadra basketbollistike, Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhës në Ligën Ballkanike.

Kryeqytetasit u mposhtën nga skuadra maqedone, Kozuv me rezultat të thellë 65-92 në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.

Me këtë humbje Prishtina mbetet në pozitën e fundit me vetëm 10 pikë, ndërsa dy ndeshjet e radhës në BIBL do të jenë ndaj Bashkimit dhe Kozuv.

Shpërndaje në rrjete sociale