Vetëm çështje kohe, Koundes lojtari më i ri i Barcelonës

17:27 | 27 Korrik 2022
KRG

Edhe pse kushtet ekonomike, nuk janë shumë të mira për skuadrën spanjolle, Barcelonën, ata kohëve të fundit kanë zyrtarizuar disa emra të mëdha të futbollit evropian.

Ndërsa tani, është shumë afër finalizimit të marrëveshjes me lojtarin e Sevillës, Jules Kounde i cili njëkohësisht ishte  edhe shënjestër e skuadrës angleze, Chelsea.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, katalunasit janë vetëm një hap larg transferimit të Koundes.

Barcelona kohëve të fundit ka arritur ta transferojë yllin e skuadrës së Bayern Munihut Robert Lewandowski, ndërsa njëkohësisht ka transferuar edhe brazilianin Raphina nga Leeds United. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale