Boksieri Patrick Day ka vdekur në moshën 27-vjeçare, katër ditë pasi e pësoi një lëndim në tru gjatë një meçi kundër Charles Conwell.
Amerikani përfundoi në koma pas meçit të së shtunës, pasi ishte nokautuar në rundin e 10-të të duelit në kategorinë e mesme të boksit profesionist në SHBA.
Promotori i tij, Lou Dibella, konfirmoi se Day vdiq të mërkurën në mbrëmje i rrethuar nga familja, miqtë e afërm dhe anëtarët e ekipit të tij të boksit.
“Ai ishte bir, vëlla dhe mik i mirë për shumë njerëz”, tha ai.
Day u nxor nga ringu i boksit në barelë pas përfundimit të meçit dhe u dërgua direkt në spital, ku qëndroi katër ditë në koma para se të vdiste të mërkurën në mbrëmje. /Gazeta Express/
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik