Në Rumani tani është duke u mbajtur kampionati në sportin e ‘Beach Volley’.
Kosova në këtë kampionat merr pjesë në të dy konkurrencat, si të femrave po ashtu edhe në atë, të meshkujve, shkruan arbresh.info.
Kosova e ka treguar një paraqitje të mirë qysh në ndeshjet e para, dhe kështu ka arritur fitore të madhe në konkurrencën e femrave, kanë bërë të ditur nëpërmjet një komunikate për medie, Federata e Volejbollit të Kosovës.
Dyshja kosovare Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari kan fituar kundër çiftit rumun Keresztesi Alexandra e Culda Bianca, të cilat çifti kosovar, i mposhti me rezultat dominues 2-0 (21-14, 21-12), duke ia sjellë kështu Kosovës fitoren e parë.
Ndryshe, në çerekfinale, vashat e drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari do të takohen sërish me Rumaninë, në përballjen që do të luhet sot me fillim nga ora 17:00./arbresh.info/
Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...