Gjermania dhe Anglia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 mes tyre.
Një ndeshje ku në pjesën e parë ishte e balancuar, pasi 45-minutat u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa vetëm 5 minuta nga fillimi i pjesës së dytë kombëtarja gjermane arriti të gjente dhe rrugën e rrjetës.
Do të ishte Hoffmann në minutën e 50-të që do të çonte peshë zemrat e tifozëve, me mesfushorin e Bayern pas asistimit të Kimmich arriti të dërgonte topin mjeshtërisht në rrjetë.
Anglia u mundua të reagonte, ndërsa arriti të gjente golin e barazimit vetëm në minutën e 88-të ku me ndihmën e VAR fiton penallti, ku sulmuesi i Tottenham, Harry Kane do të tregohej i saktë.
Të dyja kombëtaret kështu marrin nga një pikë në përballjen mes tyre, duke mos mundur dot të sigurojnë fitoren në Nations League./abcnews/
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?
Mot me diell sot në Kosovë, temperaturat 18 gradë celsius
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...