KF Shkëndija ka njoftuar se anëtari i ri bordit drejtues të klubit është Valon Hiseni.
Skuadra e Shkëndijës është duke punuar me njerëz profesionistë në fusha të ndryshme, andaj ka marrë anëtarë të rinj në bordin drejtues.
Përmes një postimi në Facebook, Shkëndija ka konfirmuar se Valon Hiseni, është anëtar i bordit drejtues.
“Valon Hiseni anëtar i Bordit Drejtues të KF SHKËNDIJA
Po vazhdojmë edhe më tutje procesin e konsolidimit të organeve drejtuese, andaj vazhdojmë të prezentojmë para jush përbërjen e këtyre organeve, njërëz profesionistë të fushave të ndryshme të cilët i janë bashkuar projektit tonë.
Bordi Drejtues do të jetë një nga organet kyçe për funksionim dhe menaxhim të klubit, andaj edhe i kemi kushtuar kujdes të veçantë, duke ndërtuar një organ me profesionistë të fushave të ndryshme.
Valon Hiseni do të jetë një nga anëtarët e Bordit Drejtues të zgjedhur së fundi.
Valoni është bashkëvendas i yni, sport dashës dhe një njeri mjaftë i respektuar në komunitetin tonë, fal aktivizmit dhe kontributit të tij. Ai është ekonomist i diplomuar dhe në përfundim të studimeve Master në ekonomi. Ka një eksperiencë të gjatë profesionale, për 8 rreth vite ka punuar si instruktor, ndërsa për më shumë 10 vite punon në industrinë e sigurimeve, në kompanitë më prestigjioze të sigurimeve.
Eksperienca e tij e gjatë në fusha të ndryshme të menaxhimit, do të e ndihmojë atë të jap kontribut të çmuar për KF SHKËNDIJA, si pjesë e Bordit Drejtues.
Dyert tona vazhdojnë të jenë të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të i bashkohen projektit tonë!”, ishte shkruar në njoftimin./arbresh.info.
https://www.facebook.com/106060127771128/photos/a.110247500685724/132279358482538/?type=3&theater
Hoxha takim me Kaja Kallas: Shqipëria, aleat i besuar për si...
Sheshi i Vlorës do e mbajë emrin e komandantit legjendar Ade...
Shoqëria civile: Bllokada institucionale po dëmton interesin...
Irani dyshohet se po minon Ngushticën e Hormuzit, reagon ash...
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...