Manchester United i ka bërë një ofertë tashmë yllit të Real Madridit, James Rodriguez, i cili do të largohet këtë verë.
Sipas mediumit kolumbian La 2 Orillas, Unitedi ia ka kaluar propozimin e tyre agjentin të James, Jorge Mendes, i cili beson se mesfushori duhet të pranojë ofertën.
Sidoqoftë, kapiteni i Kolumbisë nuk është i sigurt për të lëvizur jashtë vendit dhe do të favorizonte qëndrimin në Spanjë.
Atletico Madridi u raportua se është afër transferimit të yllit kolumbian, por drejtuesit e Realit tashmë mendohet se kanë kundërshtuar një kalim te rivalët e qytetit.
Marcos Llorente që bëri një ndërrim skuadrash vetëm 12 muaj më parë dhe drejtuesit e Los Blancos nuk duan ta bëjnë gabimin e njëjtë.
Nga ana e tyre, Reali është i gatshëm të shes lojtarin për më pak se 30 milionë euro në mënyrë që të pastrojnë atë nga librat financiar.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...