UEFA ka akuzuar trajnerin e Romës, Jose Mourinho, për përdorimin e fjalëve fyese ndaj një gjyqtari pas humbjes të së mërkurës në finalen e Ligës së Evropës ndaj Sevillës në Budapest.
Mourinho u filmua duke abuzuar me arbitrin Anthony Taylor në parkingun e stadiumit, i cili më vonë u ngacmua në aeroportin lokal nga tifozët e Romës, transmeton IndeksOnline.
Të dy Roma dhe Sevilla janë akuzuar për sjellje të padisiplinuar të tifozëve dhe sjellje të lojtarëve.
Vetëm Mourinho u akuzua dhe pritet që të dënohet për “gjuhë fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes”.
Organi i kontrollit, etikës dhe disiplinës i UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë çështje në kohën e duhur.
Kulla 138 vjeçare në Krushevë të Klinës, histori e trashëgim...
Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën...
Erdogan pas sulmit në Ankara: Terroristët nuk do të arrijnë ...
Osmani: Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popul...
Rama dënon sulmin terrorist në Ankara: Akt i neveritshëm, fr...
Arrestohet 44-vjeçarja në Përmet, e dinte se vajza e saj ish...