Real Madridi u largua nga Munichu me një fitore 2 me 1 mbrëmjen e së mërkurës dhe për të përkeqësuar tutje këtë lëndim, UEFA ka hapur procedura ligjore kundër Bayern Munichut për shkak të disa tifozëve që hynë në fushë pas ndeshjes.
Menjëherë pas fishkëllimës së fundit, një numër i tifozëve vrapuan nga tribunat duke ndalur një numër të madh të futbollistëve, transmeton portali arbresh.info.
Stafi i stadiumit është detyruar të ndjek personat në pyetje, por tani do të dërgohen akuza në drejtim të klubit gjerman.
Po ashtu, kampioni në Bundesliga do të ndëshkohet për shkak të shfaqjes së një baneri me mesazh ofendues.
Rasti do të shqyrtohet nga Komiteti Disiplinor i UEFA-së më 1 maj./arbresh.info/
Pentagoni konfirmon tërheqjen e 5000 trupave nga Gjermania, ...
Tentoi të udhëtonte drejt Gjermanisë nga Prishtina me dokume...
Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, ...
Postoi video me armë zjarri në Snapchat, Policia ia konfisko...
Rezoluta e kongresistëve për Kosovën në NATO, ish-ambasadori...
Tentim vrasje në Istog, 2 vëllezër sulmohen me thikë e mjete...