Marcelo është larguar nga skuadra spanjolle, Real Madrid, javën e kaluar.
Braziliani ka luajtur fiks 16 sezone me fanellën e madrilenëve, ndërsa tashmë është duke i shijuar pushimet dhe është duke i vlerësuar të gjitha ofertat në drejtim të tij.
Sipas “AS”, skuadra evropiane dhe ato braziliane kanë shprehur interesim për kartonin e 34-vjeçarit, përcjell arbresh.info.
Oferta e fundit drejtuar brazilianit, është nga Turqia, Fenerbahce, të cilët kanë ofruar pagën e njëjtë sikur të Mesut Ozil, që arrin në katër milionë euro në sezon.
Përveç ekipeve braziliane, ekipet evropiane si Valencia, Marseille, Valladolid dhe Milan, kanë shprehur interesim për kartonin e tij.
Mbetet të shihet në të ardhmen se ku do të vazhdojë karrierën ish-lojtari i Real Madridit. /arbresh.info/
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...